Apartament 3+1+2 për shitje në zonën e TEG!

2023-05-08 09:41   Real Estate   Tirana   30 views Reference: 264

Vendodhja: Tirana

Çmimi: 184 500 € Dakortesuar


Apartamenti ndodhet ne nje nga rezidencat luksoze te zones se TEG, dhe ka nje siperfaqe totale prej 123 m2. Hapesira eshte e organizuar me nje planimetri dhe shperndarje te rregullt. Hyrja ne apartament eshte e organizuar nepermjet korridorit i cili te percjell ne njerin krah ne dhomen e ndenjes dhe ambientit te gatimit, ndersa ne krahun tjeter vijon per tek dhomat e gjumit. Apartamenti ka dy tualete te medha, nje nder te cilet eshte ne dhomen matrimoniale ndersa tjetri ne hyrje te apartamentit.

Objekti eshte i termoizoluar me fasade te ventiluar te cilesise me te larte me pllaka terrakote. Dritaret termoizoluese jane me xham triplex dhe kane shtrirje te gjatesise deri ne dysheme

Informacione shtese

Siperfaqja
123
Tipologjia
3 + 1
Mobiluar
Jo
Tipi Nderteses
Apartament
Parking
Po