APARTAMENT 3+1+2+POST PARKIMI PER QIRA!

2023-03-29 11:22   Real Estate   Tirana   37 views Reference: 43

Vendodhja: Tirana

Çmimi: 1 200 €


Apartamenti ndodhet ne nje kompleks rezidencial luksoz te sapo perfunduar, te Liqeni i Thate.
Kompleksi ofron te gjitha facilitetet e nevojshme ne nje godine me vete, ku do te kete: supermarket, lokal, furre buke dhe palester. Kompleksi ka akses te menjehershem ne rrugen kryesore te Liqenit te Thate, Parkun e Liqenit te Tiranes, autostreden Tirane - TEG dhe rrugen kryesore te Saukut te Vjeter.
Ne katin -1 te pallatit ndodhet nje post parkimi i perfshire ne cmim.

Apartamenti eshte i organizuar ne:
Nje koridor shperndares
Nje ballkon me pamje nga Liqeni i Tiranes
Nje sallon se bashku me kuzhinen dhe akses ne ballkon
Dhoma matrimoniale e gjumit me nje garderobe dhe nje tualet te brendshem
Nje tualet dite i aksesueshem nga koridori
Dy dhoma gjumi, njera prej te cilave me akses ne ballkon.

Apartamenti ka nje planimetri te rregullt dhe orientim shume te mire, qe mundeson ndricim natyral gjate gjithe dites.
Eshte i shtruar me parket druri dhe ka ajer te kondicionuar ne te gjitha hapesirat e tij. Ndricimi dhe pajisjet elektrike jane te teknologjise me te fundit.
Ofrohet bosh, por ekziston mundesia per ta mobiluar, kundrejt nje rritje ne cmimin e qirase.

Per me shume informacion apo nje vizite ne prone, mos nguroni te kontaktoni!

Informacione shtese

Siperfaqja
165
Tipologjia
3 + 1
Mobiluar
Jo
Tipi Nderteses
Apartament
Parking
Po