0000 Politikat e Privatësisë — Njoftime Shqip

Politikat e Privatësisë

Ruajtja e privatësisë

Ky njoftim mbi privatësinë ka për qëllim informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që merren për të dhënat e tyre.

Bazuar në :

  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,
  • Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

MBROJTJA E TË DHËNAVE 

Mbrojtja e të dhënave bazohet në:

  1. a) Përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
  2. b) Grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
  3. c) Mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
  4. d) Mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.

PËRPUNIMI PËR QËLLIME SHKENCORE DHE STATISTIKORE

  1. Të dhënat personale, të mbledhura për çfarëdolloj qëllimi, mund të përpunohen më tej për qëllime historike, shkencore ose statistikore, duke siguruar se nuk janë përpunuar, për të marrë masa ose vendime për një individ.
  2. Transmetimi i të dhënave sensitive për kërkimet shkencore bëhet vetëm kur ekziston një interes i rëndësishëm publik. Të dhënat personale përdoren vetëm nga persona, të cilët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin.
  3. Në rastet kur përdorimi i të dhënave bëhet në një formë, që lejon identifikimin e subjektit të të dhënave, të dhënat duhet të kodohen menjëherë, në mënyrë që subjektet të mos jenë më të identifikueshme. Të dhënat personale të koduara përdoren vetëm nga persona, të cilët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin.

TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE

E drejta për aksesÇdo person ka të drejtë që pa pagesë me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi:

a) konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;

b) në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;

Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.

E drejta për akses, ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional dhe mund të kufizohet, nëse cenon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

E drejta e aksesit nuk mund të ushtrohet në rastet kur të dhënat personale, të mbledhura për çfarëdolloj qëllimi, përpunohen më tej për qëllime historike, shkencore ose statistikore.

Në rast se aksesi mohohet, subjekti i të dhënave mund t’i kërkojë komisionerit të kontrollojë përjashtimin në rastin konkret. Komisioneri informon subjektin e të dhënave për masat e marra.