Uper apartament me pamje fantastike per shitje ne Dhermi!

2023-07-06 09:07   Real Estate   Vlorë   36 views Reference: 479

Vendodhja: Vlorë

Çmimi: 165 000 € Dakortesuar


Apartament 1+1 ne shitje ne zemer te rivjeres shqiptare, ne brigjet e detit Jon ne Dhermi.
Apartamenti ndodhet në qendër të pjesës më tërheqëse të rivierës shqiptare, e cila njihet jo vetëm për vlerat historike dhe kulturore, por edhe për bukuritë e rralla natyrore, një kombinim unik i detit dhe malit me bukuritë e pafundme nënujore.


Apartamenti ndodhet 600m ne vije ajrore nga deti, duke ofruar nje qetesi dhe pamje te mrekullueshme nga bregdeti Jon dhe karakterizohet nga nje stil unik dhe arkitekturë bashkëkohore. Qendrimi ne kete linje te residences garanton të gjithë privatësinë e nevojshme dhe një pamje të bukur të lindjes së diellit nga mali dhe perëndimit të diellit mbi det.

Apartamenti ndodhet ne nje palacine 3 kateshe e cila ju mundeson te keni privatsin maksimale.
Me investim bashkohor dhe teper cilesor me nje pamje fantastike, ju mund te keni sot apartamentin tuaj ne zonen me te lakmuar te Shqiperise jo vetem per te kaluar pushimet tuaja por edhe nje ide fantastike biznesi

Apartamenti eshte i investuar vitin e fundit, ka nje verande rreth 20m2 dhe hapesire parkimi!

Apartamenti disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.

Informacione shtese

Siperfaqja
70
Tipologjia
1 + 1
Mobiluar
Po
Tipi Nderteses
Apartament
Parking
Po